TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fasada e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, është ndriçuar me ngjyrat e ylberit, të cilat identifikojnë komunitetin LGBTI, për të shënuar fillimin e "Muajit të Krenarisë".
"Pride Month" ose "Muaji i Krenarisë" në shqip, është promovimi i barazisë, vizibilitetit dhe të drejtave të komunitetit LGBTI, që mbahet në shumë vende të botës, kryesisht ato perëndimore. Gjatë këtij muaji, shumë institucione qeveritare, kompani dhe biznese në mbarë botën, shpalosin flamurin LGBTI.
"Foto e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë është ndriçuar me flamurin e ylberit, për të shënuar fillimin e Muajit të Krenarisë, i cili festohet çdo vit në qershor, për të nderuar kryengritjen Stonewall e 1969-ës në Manhattan, pika e kthesës për lëvizjen moderne LGBTQI + në Shtetet e Bashkuara, e cila hapi rrugën për aktivizmin dhe legjislacionin e të ardhmes. Mësoni më shumë rreth përparimit të të drejtave LGBTQI+ në Shtetet e Bashhkuara të Amerikës: https://bit.ly/3g2Xqq7:", thuhet në postimin e ambasadës.