LIFESTYLE, 1 Qershor 2021, 09:48

Flori Mumajesi akoma i “zemëruar” me jurinë e “Këngës Magjike”: Po mundohemi të përshtatemi me recetat që na sugjeruan

Flori Mumajesit duket se nuk i ka dal “inati” me jurinë e “Këngës Magjike”.

Ai nuk u pajtua për çmimin e “Best New Artist”, të cilin sipas Florit e meriton Kras. Edhe ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtari ka shpërndarë një video komike, duke shkruar krah saj: “Po mundohemi të përshtatemi me recetat që na sugjeruan për këngë të vitit 2021. Na falni që s’kemi tendencat e kohës “qofte”.

Flori gjithashtu ka treguar se po punon për një projekt të ri me Klajdin dhe Brunon.

Të gjithë fansat janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ta shohin.