TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident sigurie ka shkaktuar alarm në zemër të Uashingtonit, pranë Shtëpisë së Bardhë, pasi një automjet është ngjitur në trotuar dhe është përplasur me një tabelë informuese në parkun Lafayette Square, përballë rezidencës presidenciale.
Ngjarja ndodhi të hënën, pak minuta para orës 16:00 me orën shqiptare, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm të Shërbimit Sekret amerikan dhe forcave të Gardës Kombëtare.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, drejtuesi i automjetit u ndalua pas një përleshjeje fizike me agjentët e Shërbimit Sekret dhe efektivët e Gardës Kombëtare, të cilët ndërhynë menjëherë pas përplasjes.
Një person i dytë u arrestua gjithashtu, pasi kapërceu një barrikadë pranë këndit veriperëndimor të parkut Lafayette Square, sipas raportimeve që citojnë Shërbimin Sekret.
Pas incidentit, autoritetet vendosën masa të shtuara sigurie dhe ngritën një kordon në zonë.
Si masë paraprake, Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të përkohshëm, ndërsa gazetarëve që ndodheshin jashtë iu kërkua të futeshin brenda ndërtesës dhe të qëndronin në zonën e caktuar për median.
Sipas “New York Post”, automjeti nuk arriti deri te portat e Shtëpisë së Bardhë, të cilat ndodhen më shumë se një bllok larg vendit ku ndodhi përplasja. Presidenti Donald Trump ndodhej në rezidencën presidenciale në momentin e incidentit, duke u përgatitur për takime.
Pamjet nga vendngjarja treguan forca të shumta sigurie pranë automjetit të dëmtuar, ndërsa autoritetet ndërhynë për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar zonën.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, pas kontrollit të automjetit dhe përfundimit të ndërhyrjes së forcave të sigurisë, u dha sinjali për normalizimin e situatës dhe u hoq izolimi i përkohshëm i Shtëpisë së Bardhë.
Deri në publikimin e raportimeve, identiteti i drejtuesit të automjetit dhe motivet e veprimit të tij nuk ishin bërë të ditura. Gjithashtu, nuk kishte raportime të menjëhershme për persona të lënduar.
Një tjetër incident sigurie vetëm pak ditë më parë
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër incidenti pranë Shtëpisë së Bardhë. Më 5 nëntor, Shërbimi Sekret arrestoi një shtetas venezuelian, të identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, pasi e gjeti në një automjet të raportuar si të vjedhur, ku u zbuluan tri armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.
Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, i dyshuari u kishte thënë agjentëve se kishte dëgjuar zëra që e udhëzonin të shkonte në Uashington për të vrarë presidentin Donald Trump.
Ai përballet me disa akuza që lidhen me armëmbajtjen e paligjshme, vjedhjen dhe përdorimin e automjetit të vjedhur. Aktualisht ndodhet në paraburgim.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse dy incidentet kanë ndonjë lidhje mes tyre.
NOW at the White House — press corps has been ordered inside by the secret service as part of some kind of lockdown. Not clear why or what the threat is. Separate videos suggest a car has rammed into the north end of Lafayette Square Park and then fought with Secret Service and National Guard.
— Connor Stringer (@connorstringer) November 9, 2026
Unclear what happened but someone just drove into a sign on the north end of Lafayette Square Park and then fought with Secret Service and National Guard when they got out of their car. https://t.co/Mwcrk4klQn
— Martin Austermuhle (@maustermuhle) November 9, 2026