AKTUALITET, 1 Tetor 2023, 13:21

Zjarri në Pishporo të Fierit, Balla zbret në terren: Është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian

Zjarri në Pishporo të Fierit, Balla zbret në terren:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbritur në terren për të parë nga afër zjarret në pyjet e bregdetit të Pishporos, të cilët vijojnë të përhapen.

Balla ka theksuar se në orët në vijim do të ketë përforcime të tjera të mjeteve zjarrfikëse.

Ai ka deklaruar se është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian.

Balla gjithashtu ka pohuar se do të investohet për hapjen e korridoreve në masivet pyjore.