TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Bërxullës i janë rikthyer sot protestave tre muajsh. Ata akuzojnë qeverinë se po trajtohen si kafshët dhe po i lënë pa përgjigje vlerat e pronës së tyre. Njëri prej tyre është shprehur se nuk ka më kohë për të pritur dhe se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të jenë gati për vetëflijim.
"12 muaj kohë dhe shteti nuk ka nxjerrë asnjë VKM dhe asnjë ligj për banorët e Bërxullës. Nuk kemi përgjigje as për vlerat e pronës as për mbikalime as për nënkalime. Jemi si ditën e parë pavarësisht se kontrata e firmosur duhet të na dëmshpërblente. Jemi në pikën 0 edhe pas një vit. Të gjitha kërkesat tona kanë qenë të ligjshme. Shteti e di mirë por ka dështuar. Të gjithë fshatrat që lidhen me ne janë të paralizuar janë të paakesueshme", tha banori.
"Po trajtohemi si kafshët. Nuk do na mbajnë më nervat. I pari do jem unë që do flijohem. I bëj thirrje atij “Shqipëria bëhet”, Adriatik Llapës, të zbresi këtu, kam kaq kohë që bëj protesta dhe se ka lëviz menderen. Të vij këtu e të mos na tregojë se Shqipëria Bëhet. Të vijë këtu, ta lërë politikën", tha ai.
Banorët e Bërxullës protestuan për mbi shtatë muaj nëpër rrugë e para institucioneve për të marrë zgjidhje në lidhje pronat, që përfshihen në projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas çmimit të tregut, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin.