TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ankara ku mbetën të plagosur dy efektivë.
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa ka shprehur solidaritetin e saj të plotë për Turqinë.
"Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!" shkruan MEPJ.
Kujtojmë se një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror.
Po ashtu një sulmues i dytë u neutralizua në një shkëmbim zjarri me policinë. Dy oficerë policie u plagosën lehtë gjatë sulmit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri Ali Yerlikaya në platformën X.