AKTUALITET, 1 Tetor 2023, 12:48

Korçë, përfshihet nga zjarri një prej lokaleve në qendër të pazarit. Ja çfarë dyshohet

Korçë, përfshihet nga zjarri një prej lokaleve në

Ditën e sotme (1 tetor) është përfshirë nga flakët një prej lokaleve në qendër të pazarit të vjetër të Korçës.

Mësohet se flakët ishin ndezur në kuzhinën e lokalit, ndërsa është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses për lokalizimin e flakëve.

Sipas burimeve, flakët kanë nisur për shkaqe aksidentale, ndërsa fatmirësisht si pasojë e tyre nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në zonë është krijuar paksa panik për shkak se e diela ka një numër të lartë të vizitoreve në këtë zonë.