AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 22:33

Vrasja në Maliq/ Identifikohen viktima dhe autori, të dy blegtorë, sherri nisi…

Vrasja në Maliq/ Identifikohen viktima dhe autori, të dy

Identifikohet viktima në Maliq. I vrarë me thikë ka mbetur shtetasi Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç.

Po kështu policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar, shtetasin Velo Hazisllari. Mësohet se si viktima dhe autori janë që të dy blegtorë.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës. Si pasojë njëri ka ndërruar jetë, tjetri ndodhet në spital.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.