AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 20:03

Protesta/ Qytetarja: Presidenti ka marrë pushimet, Rama të shkarkojë ministrat

Protesta/ Qytetarja: Presidenti ka marrë pushimet, Rama të

Qytetarët janë mbledhur në ditën e dytë të protestave për të kërkuar shkarkimin e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros, pas vrasjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdiaj, nga Komisari i Policisë, Arjan Tase.

Një prej pjesëmarresve në protestë, akuzoi presidentin Bajram Begajn, se sapo hyri në presidencë, mori pushimet.

"Keni dështuar me turizmin, por dështuar sepse u vra një vajzë 7 vjeçe, e vrau vartësia juaj. Ju që nuk kontrolloni dot vartësit tuaj, si mund të kontrolloni njerëzit.

Ju zoti kryeministër, ende pa u mbyllur plagët e familjes dhe shqiptarëve, dolët e thatë se ky ishte sezoni më i mirë. Ju kryeministër, duhet ti shkarkoni dy ministrat tuaj.

Për të mnos folur për Presidentin e Repbulikës. Ai sapo hyri në presidencë, mori pushimet. Heshti, për humbjen e jetës nga një vajzë shqiptare.

Kësaj në Shkodër i thonë ‘me të vra e mos me të lënë me kja’", tha qytetarja.