TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fshatin Pishporo vijon ende të jetë aktiv vatra e zjarrit.
Prej ditës së djeshme, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha. Zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme dhe kjo ka bërë që në vendngjajre të ketë një ndërhyrje emergjente nga zjarrëfikësit dhe efektivë të ushtrisë. Në shuarjen e flakëve u angazhuan 18 zjarrëfikës dhe 40 efktiv të forcave të armatosura.
Prefekti i qarkut të Fierit Lefter Shehaj është shprehur se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter për shuarjen e zjarrit. Gjatë gjithë natës grupet e emergjencave kanë qenë të angazhuar në vendngjarje, duke punuar për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.