AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 22:40

Plagoset me armë zjarri një person në Malësinë e madhe, dërgohet në spitalin e Shkodrës

Plagoset me armë zjarri një person në Malësinë e madhe,

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Malësi të madhe, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. 

Mësohet se i plagosuri ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Po ashtu bëhet me dije se i riu ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.