AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 22:34

Vasili: Deputeti i Vetëvendosjes i kërkoi të vërë në lëvizje OKB për sulmin në Veri, por Rama ishte i pari që sanksionoi Kosovën

Vasili: Deputeti i Vetëvendosjes i kërkoi të vërë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrti Vasili, e ka cilësuar kërkesë logjike atë të deputeti të Vetëvendosjes, Ardian Gola ndaj kryeministrit Rama, për të vënë në lëvizje OKB-në në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.

E ndërsa e ka cilësuar kryeministrin Rama si “totalisht i shitur tek Serbia”, Vasili në një reagim të tijin shprehet se “ajo që thotë Golaj do të ishte normale në çdo kohë ndaj Shqipërisë dhe çdo kryeministri shqiptar me përjashtim të Edi Ramës”.

Sipas deputeti të PL, “Rama ishte i pari që sanksionoi Kosovën dhe anuloi mbledhjen mes dy qeverive, e në vend se të mbante qëndrim kundërt Serbisë, provokoi të gjithë krizën në veri”.

“Ishte Rama që ndërsa vritej polici Bunjaku fliste për pale, që duhej të merreshin vesh, kur agresorët terroristë serbë morën jetën e policisë dhe mblodhën një mal me armatime kundër Kosovës, pra ishin qartazi agresorë dhe jo palë”, shkruan Vasili.

Deputeti i Vetvendosjes Ardian Gola i kerkon me menyre logjike Rames qe te verej ne levizje OKB dhe te tregoje se sulmi me i fundit kriminal dhe terrorist ne Kosove ishte nga Serbia.

Asgje per te qortuar, perkundrazi ajo qe thote Golaj do te ishte normale ne cdo kohe ndaj Shqiperise dhe çdo kryeministri shqiptar me perjashtim te Edi Rames.

Por fatkeqesisht sic dihet boterisht Rama eshte totalisht i shitur tek Serbia dhe kjo kerkese e drejte e deputetit Ardian Golajt eshte absolutisht e pamundur.

Rama ishte i pari sanksionoi Kosoven dhe anulloi mbledhjen mes dy qeverive ne vend se te mbante qendrim te kundert Serbisr provokoi te gjithe krizen ne veri.

Ishte Rama qe çoi gjoja planin e tij sekret pa komunikuar aspak me Kosoven nje plan qe nuk e njeh kush dhe nderkohe qe ishin ne tavoline marreveshja e Brukselit dhe Aneksi Ohrit, qe Vuçiçi qe i sabotonte dhe nuk i firmoste, nderkohe qe Albin Kurti i kishte. pranuar te dyja dhe ishte i gatshem ti firmoste dhe ti zbatonte.

Ishte Rama qe ndersa vritej police Bunjaku fliste per pale, qe duhej te merreshin vesh, kur agresoret terroriste serbe moren jeten e policise dhe mblodhen nje mal me armatime kunder Kosoves pra ishin qartazi agresore dhe jo palë.

Ishte Rama, qe foli per konference paqe duke ja kaluar edhe serbeve me te zellshem ne mbeshtetjen, qe ju jepte serbe ne kohen me te veshtire dhe kur serbet dhe pergjegjesite e tire perpara botes ishin te qarta dhe ata ishin te zhveshur nga cdo alibi.

Ishte Rama qe u be palë ne planin per shkembimin e coptimin e teritoreve te Kosoves.

Ishte Rama qe paditi kryeministrin Haradinaj qe zbuloi te verteten per planin e coptimit te Kosoves dhe rolin shume te lig te Edi Rames ne ate plan.

Eshte shume e gjate lista e gjemave dhe bemave kunder Kosoves prej Edi Rames qe eshte shfaqur si proserbi me i zellshem i pare ndonjehere ne Shqiperi.

Ndaj i dashur Ardian kjo jotja eshte nje kerkese fort e drejte, por e drejta e njeriut me te drejte, qe quhet Edi Rama!