AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 08:30

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit, në kërkim katër persona

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit, në kërkim katër

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Dukagjinit, ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri, djali i tij. Tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.

M. Q., 28 vjeç, E. N., 29 vjeç, K.Dh., 25 vjeç, dhe Ç.S., 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkepunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.