TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tifozët e Feynoord të cilët nuk kanë siguruar dot një biletë për të hyrë në stadium, janë ngritur nga "Fan zona" që ishte vendosur për ta në Pedonalen e Tiranës, i janë drejtuar stadiumit "Air Albania".
Ata kanë nisur të ndezin flakadanë, të cilët dihet se nuk i kanë marrë nga Holanda, pasi kanë kaluar kontrolle në dy aeroporte, por siç duket i kanë siguruar në Shqipëri.
Tifozeria nuk e ka respektuar thirrjen që është bërë nga autoritetet që të qëndrojnë në zonën e përcaktuar, por vijojnë të ecin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Me një slogan në dorë “Il barbari”, ata vijojnë rrugën, duke kënduar këngë të skuadrës së tyre të zemrës.
Feyenoord are here. pic.twitter.com/IWL6yT6o00
— Ranks FC Podcast ???? (@RankSquad) May 25, 2022