AKTUALITET, 25 Maj 2022, 17:12

Ministrja Balluku “pret” tifozët në Rinas, zbulon për kë do të bëjë tifo sonte

Ministrja Balluku “pret” tifozët në Rinas, zbulon për

Nga aeroporti i Rinasit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku “ka pritur” tifozët ku dhe ka dhënë një intervistë për Klan News përsa i përket masave të marra për hyrjet e tifozëve të ekipit të Romës dhe Feyenoord në vendin tonë.

Balluku ka thënë se finalja e Conference League që do të mbahet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka sjellë një numër shumë të madh tifozësh, gjë që ka tejkaluar dhe numrin e udhëtarëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë pikut të verës.

Belinda Balluku: Dje ka qenë një ditë e ngarkuar pasi zakonisht në pikun gjatë verës, numri i avionëve që ne përpunojmë gjatë ditës është 110, ndërkohë që vetëm dje kemi përpunuar 146 avionë. Gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur dhe kemi kërkuar nga UEFA që pasgjerët të jenë pa bagazhe. I gjithë ky proces ka ecur siç duhet. Ka qenë një sfidë shumë e madhe. Tani jemi në kulmin e trafikut. Në orën 16:40 pritet avioni i fundit. Duhet thënë se aeroporti i Rinasit po performon në mënyrën më të mirë. Numri i avionëve pritet të shkojë 180 avionë. Deri tani ka shkuar qetë, shpresoj se kështu do të jetë gjatë gjithë ditës.