AKTUALITET, 25 Maj 2022, 18:12

Ishte duke pritur djalin të dilte nga shkolla, masakrohet me thikë në mes të rrugës 37-vjeçarja shqiptare

Ishte duke pritur djalin të dilte nga shkolla, masakrohet me thikë

Mediat italiane raportojnë se një grua 37-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është shtetasja Bruna Muca Hella, e cila është gjetur e gjakosur nga fqinjët në provincën e Raguzës në Itali.

37-vjeçarja është sulmuar më thikë teksa ndodhej para shkollës Rosario në pritje të përfundimit të mësimit të djalit të saj 10-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake ajo është sulmuar me thikë nga një burrë teksa po qëndronte në mes të rrugës.

Pavarësisht ndihmës së dhënë prej fqinjëve dhe transportit të menjëhershëm në spital, 37-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorit, i cili dyshohet se mund të jetë bashkëshorti i saj.