AKTUALITET, 23 Janar 2023, 12:07

U ndërtua rreth dy vite më parë/ Dëmtohet shëtitorja e Kunes në Shëngjin

U ndërtua rreth dy vite më parë/ Dëmtohet shëtitorja e

Edhe pse u ndërtua vetëm dy vjet më parë, shëtitorja e Kunës në Shëngjin ka filluar të dëmtohet.

Shkak po bëhet erozioni ku dallgët e detit kanë gërryer pjesë të saj duke e rrezikuar në disa pjesë.

Afërsia e bregdetit me rrugën po ngushtohet vit pas viti.

Ndërkohë specialistë të mjedisit rekomandojnë mbjellje të pishave dhe mbi të gjitha ndërtim të skalierave që do frenonin në një farë mase avancimin e mëtejshëm të detit drejt tokës në Shëngjin