AKTUALITET, 23 Janar 2023, 09:11

Shqipëria e fundit në rajon për pagën mesatare, Braimllari: Korrupsioni i Rilindjes ka rritur buxhetin personal të Edi Ramës dhe ortakëve të tij

Shqipëria e fundit në rajon për pagën mesatare, Braimllari:

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka publikuar shifrat e pagës mesatare në Shqipëri në raport me vendet e tjera të rajonit.

Ai shkruan se korrupsioni i Rilindjes në Shqipëri dhe vjedhja përmes inceneratorëve kanë mundësuar rritjen e buxhetit personal të Edi Ramës dhe ortakëve të Edi Ramës.

“Shqipëria e fundit ne rajon për sa i përket pagës mesatare. Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë Hervegovina e kanë pagën mesatare bruto 40 % më të lartë se tek ne, pra me vlerën e 800-900 euro.

Korrupsioni i Rilindjes në Shqipëri, vjedhja nëpërmjet inceneratorëve, hajdutëria në bashkinë e Tiranës nëpërmjet procedurave fiktive të tenderimit, PPP klienteliste dhe abuzuese ku vetëm 1 km rrugë kap vlerën e 20 milion euro, kane mundësuar rritje e buxhetit personal të Edi Ramës dhe ortakëve të tij, por jo të qytetarëve të thjeshtë, ku ashtu si për çdo të dhënë tjetër dhe për pagën mesatare rradhitemi të fundit në rajon”, shkruan ai.