AKTUALITET, 15 Korrik 2024, 14:39

U kap mat me 4.5 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

U kap mat me 4.5 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia zvicerane në vendkalimin e autostradës Chiasso-Brogeda teksa transportonte një sasi të madhe kokaine.

39-vjeçari shqiptar është ndaluar në një makinë me targa gjermane, duke hyrë në Zvicër, nga bashkëpunëtorët e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC).

Kontrolli i mjetit bëri të mundur gjetjen e afërsisht 4.5 kilogramë kokainë të fshehur në makinë dhe disa mijëra euro cash.