AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 16:25

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë/ Policia iu bën thirrje shoferëve: Përdorni rrugë alternative

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë/ Policia
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative përveç autostradës Durrës-Tiranë.

Për shkak të trafikut të rënduar, policia u bën thirrje shoferëve që të përdorin rrugën e Ndroqit ose autostradën Elbasan-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor.