AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 15:21

Tentuan të trafikonin drejt Greqisë 42 kg kanabis, vihen në pranga dy persona në Korçë

Tentuan të trafikonin drejt Greqisë 42 kg kanabis, vihen në

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës duke e çuar në 22 numrin e të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga autoritetet ku janë sekuestruar 535 kg kanabis.

Në pranga janë vendosur shtetasit L.H. 41 vjeç banues në Elbasan dhe Z.S. 65 vjeç banues në fshatin Miras të Devollit.

Sipas policisë, këta dy persona janë pikasur nga autoritetet në afërsi të fshatit Dobranj të Devollit. Policia i ka bërë shenjë të ndalonin.

Sa kanë parë efektivët, dy të rinjtë kanë hedhur në tokë tri çanta të zeza dhe janë larguar me vrap. Brenda çantave u gjetën 42 kg kanabis të ndara në pako.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga dy shtetas.

Shkon në​ 22 numri i të ndaluarve, në 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ nëntë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan.

– Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.