AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 09:13

Përhapet një vatër zjarri pranë stacionit të pompave në Shkodër, përfshihen nga flakët 10 hektarë tokë

Përhapet një vatër zjarri pranë stacionit të pompave

Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e djeshme përballë stacionit të pompave në Trush të Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka nisur në orën 21:00 duke vijuar përgjatë natës. Dyshohet se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe toke rreth 10 hektarë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë që po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, por terreni e vështirëson ndërhyrjen e tyre.