AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 15:51

Berisha nxjerr deklaratën e Peleshit për zjarret: Skandaloze! (VIDEO)

Berisha nxjerr deklaratën e Peleshit për zjarret: Skandaloze! (VIDEO)

Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku fliste për zjarret.

Teksa ka nxjerrë një video ku flet Peleshi, Berisha e cilëson skandaloze fjalimin e ministrit.

“Ta mbajmë mend të gjithë. Zjarret në fund i shuan ushtari të cilin ndonjëherë e përqeshen, por që bën më shumë punë të pazëvendësueshme as nga avioni as nga helikopteri”, tha Peleshi.

Reagimi: 

Deklarate skandaloze: Nuk na duhet as avioni as helikopteri per shuarjen e zjarreve sepse kemi ushtarin! Avionin e kemi ne dispozicion te kryeministrit, kurse helikopterin e kemi per Ministrat, jo per kovat e uijt!