AKTUALITET, 18 Nëntor 2023, 17:59

SPAK masë sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë, vjen reagimi i parë nga PS: Besoj se Beqaj do të dalë i pastër

SPAK masë sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë,

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi foli për masën e SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ku u shpreh besimplotë se ky proces do e pastrojë figurën e Beqajt.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se PS nuk do të kundërshtojë vendimet e drejtësisë së re, pasi që prej ardhjes në pushtet ka premtuar një reformë të re drejtësie.

Pjesë nga intervista:

Masa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga SPAK, si e komentoni?

Klosi: E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet.

SPAK nuk po ndalet, si është ndjesia kur është dikush mes jush është nën hetim?

Klosi: SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim. Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS.

Sa ndikon kjo masë ndaj Beqajt?

Klosi: Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative. Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit.