AKTUALITET, 18 Nëntor 2023, 16:36

Fluksi i turistëve nxori zbuluar problemet, sfidat e turizmit për vitin 2024

Fluksi i turistëve nxori zbuluar problemet, sfidat e turizmit për

Viti 2023 është viti më i mirë i turizmit në Shqipëri. Por bumi turistik i shënuar gjatë sezonit veror sipas operatorëve turistik nxori në pah edhe disa problematika që duhen adresuar për zgjidhje.

“Nëse numri i turistëve rritet dhe numri i burimeve njerëzore zvogëlohet, me çfarë do i përgjigjemi këtyre shërbimeve”, shtron pyetjen Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar. Një tjetër sfidë e këtij sektori mbeten kapacitetet pritëse, sidomos gjatë tre muajve të verës.

“Duhet bërë shtimi i faciliteteve. Mendoj që do të ketë shtesa pasi mjaft subjekte që janë duke u ndërtuar, apo mjaft struktura që janë papërfunduar që me shpresë do të përfundojnë vitin që vjen”, tha ai. Një tjetër shqetësim që ngre Unioni Turistik Shqiptar është shfrytëzimi jo proporcional i vijës bregdetare. Sipas Rraman Kasës, disa pika janë të mbipopulluara.

“Të mos kemi një përqendrim të shfrytëzimit vetëm në 4-5 pika. Investitorët duhen drejtuar. Ne kemi zona shumë të bukura si Semani, Darëzeza, si Spilleja etj”, shtoi Kasa. Pavarësisht investimeve në infrastrukturë, në shumë rajone sipas Kasës kërkohet një rrjet më i mirë rrugor, sidomos në veri, por edhe aksi Tiranë – Durrës.