AKTUALITET, 18 Nëntor 2023, 17:18

Shtohen të rinjtë e prekur nga skolioza, problem qëndrimi në telefon

Shtohen të rinjtë e prekur nga skolioza, problem qëndrimi në

Në Vlorë është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga skolioza. Grupmosha 10-15 vjeç janë më të predispozuar për të pasur probleme me shtyllën kurrizore me 40%. “Duke qenë se të rinjtë përdorin më shumë telefonin, të rinjtë nuk bëjnë aktivitete fizike…kanë probleme me frymëmarrje dhe nuk kanë një strukturë të rregullt”, thotë mjekja Meri Gjikaj.

Problemet vertebrale janë më të shpeshtat, thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza, skolioza apo artriti.

Mjekët bëjnë thirrje që t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë këtij deformimi dhe të nxitojnë të nisin trajtimet në kohë, sidomos tek fëmijët dhe tek mosha e tretë.