AKTUALITET, 18 Nëntor 2023, 15:38

Të revoltuar për ndotjen mjedisore, banorët e Lushnjës dhe të Golemit i kërkojnë llogari Agjencisë së Mjedisit

Të revoltuar për ndotjen mjedisore, banorët e Lushnjës dhe

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në periferi të qytetit të Lushnjës shkaktojnë ndotje mjedisore. Mbetjet e shkarkuara në ajër por edhe të derdhura në tokë e ujë, kanë shkaktuar jo pak probleme në shëndetin e banorëve. Më të prekur nga ky fenomen janë banorët e njësisë administrative Golem por, edhe vete qyteti i Lushnjës kur era fryn nga veriu.

Banorë nga qyteti i Lushnjës dhe njësia administrative Golem, janë ballafaquar me përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier si dhe me përfaqësues të një biznesi, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare te fenomenit.

Banorët kanë kundërshtuar argumentet e paraqitura nga autoritetet mjedisore rajonale, pasi prej vitesh vuajnë pasojat e ndotjes, ndërsa kanë kërkuar që dëgjesa të bëhen në qendrat e banuara që preken nga ndotja. Administratori i një prej bizneseve e ka ndaluar punën deri në zgjidhjen përfundimtare duke theksuar faktin se bizneset e tjera vazhdojnë të punojnë. Janë disa biznese në ketë zonë që shkaktojnë ndotje dhe Agjencia Rajonale e mjedisit duhet t’i trajtojë si të barabartë.