TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Adriatik Lapaj, është shprehur se Shqipëria është një republikë që po shkon drejt vdekjes.
Komentet Lapaj i bëri gjatë një interviste në emisionin “Open” ne News 24, ku tha se vendi po shkon drejt shpopullimit total në 20 vitet që vijnë, nëse nuk veprohet në kohë.
Komentet Lapaj i bëri vetëm një ditë pasi prezantoi lëvizjen e re politike, “Shqipëria Bëhet”.
“Shqipëria ka më shumë vdekje se lindje në vitin 2022. Sot kjo është një republikë e vdekjes. Vdesin shumë më shumë njerëz se sa lindin. Hiq Tiranën, 9 qarqe në vend kanë më shumë vdekje se sa lindje. Po të fusim dhe faktin se 5 shqiptarë në orë largohen nga ky vend, ne shkojmë në një shifër që këtë vend e çon drejt shpopullimit total në 20 vitet që vijnë. Këto janë fakte, unë iu referova INSTAT-it”, tha ai.
Duke shpjeguar arsyet se përse kjo lëvizje nuk kthehet sot në një parti politike, Lapaj theksoi se nuk është qëllim në vetvete karriera në politikë, por sipas tij, kjo është një nevojë.
Ai shtoi se nëse bëjmë sot parti politike me ideologji do përjashtojmë njërin ose tjetrin.
“Ka një procedurë, ka një rregull, ka një hierarki të bërjes së gjërave. Nuk niset te zh-ja, por nga a-ja. Jemi ne tani se unë i vetëm nuk e ndryshoj dot, është ekipi, është grupi dhe duhet të krijohet vullneti i madh popullor. Ne po i japim mundësi vendit të hapet debati dhe po e shtyjmë procesin. Rrugës pasi të ezaurohen rrugët, sigurisht që vullneti qytetar do krijojë një ortek që unë besoj nuk do ndalet. Këto janë gjëra që do ndodhin, por çështja është koha, nuk e dimë do jetë shpejt apo vonë.
Nuk po i lëmë njerëzit të presin. Nuk duam të paragjykojmë askënd. A ka socialistë që e duan hapjen e garës, që e duan miratimin e një ligji për referendumet, a ka socialistë që duan depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, unë besoj që ka. A ka të djathtë që duan të njëjtat gjëra, besoj që ka. Nëse bëjmë sot parti politike me ideologji do përjashtojmë njërin ose tjetrin. Jo, ne nuk duhet të ngremë mure në këtë fazë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, socialistë, demokratë, me parti, pa parti sa iu takon këtyre gjërave sepse këto janë pika që iu përkasin të gjithëve.
Pasi ne si shoqëri të kemi imponuar rregullat e lojës, hapjen e garës, referendumet si koncept, votën e emigrantëve, depolitizimin e administratës zgjedhore, atëherë secili të vrapojë në drejtim të vetë dhe ndoshta socialistët kthehen dhe votojnë prapë socialistët, demokratët kthehen aty. Ndoshta ka nevojë për një parti të re nesër që ia del të mbledhë gjithë këta dhe të bëjë një performancë tjetër”, u shpreh Lapaj.