AKTUALITET, 7 Dhjetor 2022, 11:13

Sot, flamuri amerikan në gjysmë shtizë, në përkujtim të Pearl Harbor, 1941

Sot, flamuri amerikan në gjysmë shtizë, në përkujtim

Ambasada amerikane njoftoi se sot, flamuri amerikan është ulur në gjysmë shtizë në ambasadën e SHBA në nder të sulmit të vitit 1941 mbi Pearl Harbor.

Çdo vit më 7 dhjetor, Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën Kombëtare të Kujtesës së Pearl Harbor.

Kjo ditë shërben për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që humbën jetët gjatë sulmit mbi Pearl Harbor në 7 dhjetor 1941, 81 vite më parë.

"Më shumë se 2400 amerikanë humbën jetën dhe 1000 të tjerë u lënduan. "Në përkujtim të tyre, është tashmë traditë valëvitja e flamurit të Shteteve të Bashkuara në gjysmë shtizë deri në perëndim të diellit në nder të patriotëve që humbën jetën gjatë sulmit", përfundon njoftimi.