AKTUALITET, 7 Dhjetor 2022, 10:24

"Mburravecë të turpëruar, zhdukuni që aty!"/ Ish-truproja e Berishës sulmon ashpër rojet e kreut të PD-së: Agresori bëri çfarë deshi

"Mburravecë të turpëruar, zhdukuni që aty!"/
Osman Levanaku, pas Berishës në vitet '90 dhe sot

Pas incidentit të djeshëm në protestë ku u sulmua lideri i PD, të shumta kanë qenë edhe reagimet. Shumica kanë dënuar mosveprimin dhe dështimin e rojeve për të penguar autorin, Gert Shehu, që dukshëm hyri mes turmës para se të qëllonte me grusht Berishën. Ish-truproja i Berishës, Osman Levanaku në një status në Facebook, shkruan se ai e ka mbrojtur liderin demokrat në kohën e '97-ës ndërsa këta s’e mbrojnë dot nga një grusht në ditët e sotme, duke kërkuar largimin e truprojeve aktuale.

Reagimi i ish-truprojës

"Keqardhje e madhe për mua. Nuk është nevoja të krenohem kur punoja vetë që për 9 vjet nuk u prek asnjë qime floku. Dhe pse pushteti, bandat ishin të pushtetit të veshura me pushtet, por përkushtimi, motivimi ishin në maksimum. Lideri është Baba, Prindi, Vëllai dhe unë këtë kisha në trurin tim. Nuk lejoja afër as nipërit e mi dhe as tijët, as politikanë që shpesh ju ngelte hatri. Kush më njeh e di mirë që kurrë nuk gënjej për asgjë. Më njeh Flamuri, Strazimiri, Mediu, Jozefina e gjithë përfituesit e të mirave të pushtetit të Berishës më njeh mirë dhe shoferi aktual i Berishës që nuk falja dhe nuk neglizhoja asgjë e shumë tjerë.  Isha i përgjegjshëm për çdo rast e çdo gjë e në çdo kohë. Në punë e jashtë saj. Vlerësoja një mizë kur kalonte për të dytën herë e jo një bandit që i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk është bodigard. Nuk di të mbrohet se mendon që ka njerëzit e duhur përreth që merren me sigurinë e tij. Agresori çfarë deshi bëri. Të ishte me arme do e përdorte, të kishte thikë do e qëllonte, kishte grushta e qëlloi. Raste të tilla me qindra kemi kaluar, por kurrë nuk është prekur as një qime floku. Jam krenar për veten, por më dhemb zemra kur shoh çfarë ndodhi. Shihi rojet asnjëri nuk e di në të vërtetë kush është roje e kush jo. Të gjithë me syze pa kujdes mburravecë të lehtë pa eksperiencë. Dikush dhe mburret mbrapa duke thene a e pe si e rrahëm agresorin. O të turpëruar, zhdukuni nga aty. Është lideri historik, nuk është Rama që mund ta rrahësh e nuk e ka për gjë. Jeni të turpëruar ju dhe kush ju drejton ju. Duhet t’ju vij turp dhe t’ju dhembë zemra si mua për atë që ndodhi, lideri është lider. Turpi është i juaji që nuk e mbrojtët. Unë jua lashë të fortë e të paprekshëm. Si do u dilni përpara syve familjes së liderit dhe tuajës. Sepse ishte lehtësisht e shmangshme. Nuk ishte armë. Po të ishte arme ku do e mbanit frymën, ju frikacakër. Nuk punohet me liderin për të dalë në televizor e media e për t’i marrë te mirat asaj pune. Zhdukuni! Mos dilni në faqe të dheut e mos kujtoni më që keni punuar me Berishën! Unë nuk e bëj dhe pse kam mijëra aresye. Dhe pse jua dorëzova të fortë dhe pse ju gezuat çdo të mirë nga Pushteti, unë jetoj akoma në 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju, nuk jam Agron Kuliçi e sëra e tij, por Osman Levanaku. Por dhimbja për profesionin me shkaterron. Zoti të nderon dhe të dënon. Nuk flasim këtu për vitin 97 që ishin bandat dhe armët sheshit kur unë punoja për Berishën, por është kohë krejt tjetër! Turpi do ju ndjek mbas gjithë jetën! Një mik më ndihmoi me një foto”-shkruan Levanaku.