AKTUALITET, 12 Dhjetor 2022, 09:20

Situata nga reshjet e shiut në Krujë, 20 familje të izoluara në Murqinë, qindra hektarë tokë nën ujë

Situata nga reshjet e shiut në Krujë, 20 familje të izoluara

Sot situata nga reshjet e shiut duket më e qetë. Reshjet kanë pushuar e për pasojë niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës, shumë sipërfaqe vijojnë të janë të përmbytura.

Mirëpo, në Krujë 20 familje vijojnë të jenë të izoluara nga uji. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë mbrapsht, duke bërë që niveli i ujit të mos ulet.

Prej dy ditësh janë rikthyer reshjet në territorin shqiptar.

Disa zona janë përmbytur ndërsa të tjera kanë pasur probleme me qarkullimin e mjeteve. Moti i tillë do të vijojë të jetë prezent në territorin shqiptar deri në fund të javës.