NË FOKUS, 9 Gusht 2022, 14:12

Shqiptarët përdorin Tik Toku-un për të reklamuar kalimin drejt Britanisë me gomone

Shqiptarët përdorin Tik Toku-un për të reklamuar kalimin

Një trend mjaft shqetësues është vënë re në rrjetin social Tik Tok, ku trafikantët e klandestinëve reklamojnë kalimin me gomone nga Franca për në Britaninë e Madhe. 

TPZ ka mundur të identifikojë dhjetëra video reklamuese në gjuhën shqipe, që përmbajnë çmimin për shërbimin kriminal të ofruar, që fillon nga 3-4 mijë paund. Aty bëhet thirrje që personat e interesuar të kontaktojnë privatisht ofruesin e këtij shërbimi. 

Rregullat e platformës Tik Tok nuk e lejojnë publikimin dhe reklamimin e aktivitetit kriminal, përfshirë edhe trafikun e klandestinëve, megjithatë publikimi i këtyre videove në gjuhën shqipe duket se u ka shpëtuar filtrave të platformës. 

Ditët e fundit, ka patur debate të shumta në Mbretërinë e Bashkuar, pas publikimit të një raporti sekret të inteligjencës ushtarake, nga The Mail on Sunday, ku bëhej e ditur se një numër i konsiderueshëm personash nga Shqipëria kalojnë me gomone drejt Britanisë. 

Sipas raportit, nga 1 Qershori deri në 12 Korrik, rreth 1,075 persona nga Shqipëria u trafikuan nga grupet kriminale drejte MB-së.

Emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit, janë çështje mjaft të ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe politikat e qeverisë për frenimin e tyre, si dërgimi i azilantëve në Ruanda për tu shqyrtuar jashtë territorit të MB , e kanë polarizuar shoqërinë. 

Shqiptarët përdorin Tik Toku-un për të reklamuar kalimin

Shqiptarët përdorin Tik Toku-un për të reklamuar kalimin

Shqiptarët përdorin Tik Toku-un për të reklamuar kalimin