NË FOKUS, 26 Maj 2022, 22:54

"Nuk e djeg jorganin për një plesht!"/ Armand Duka i përgjigjet deklaratës së Veliajt

"Nuk e djeg jorganin për një plesht!"/ Armand Duka i
Erion Veliaj dhe Armand Duka

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, kur u pyet për luftën që zhvilloi me kryetarin e FSHF, Armand Duka, deklaroi se "nuk e djeg jorganin për një plesht" dhe se problematikat mund të zgjidhen edhe pas datës 25, pra pas finales së Ligës së Konferencës. 

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është pyetur lidhur me këto deklarata.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju pamë shumë të buzëqeshur në sheshin Skënderbej me Erion Veliajn dhe kupën. Si punë dashurie dukej, pas asaj lufte... 

Armand Duka: Isha i gëzuar dhe i buzëqeshur sepse kisha fatin të prezantoja kupën e një kompeticioni që është historike, si hera e parë. Isha i gëzuar. Mendoj se të gëzuar duhet të ishin edhe ata që ishin me mua. Padyshim Lorik Cana dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ylli Rakipi: Por, pas kësaj kemi një paralajmërim që lufta do të vazhdojë? Veliaj tha nuk e djeg jorganin për një plesht. Në këtë rast pleshti jeni ju. 

Armand Duka: I kam dëgjuar këto ditë, këto gjëra, që pas finales do të kemi një gjë ndryshë. Ma ka kthyer kohë më parë kur isha fëmijë dhe bënim prapësi, thoshin prindërit sa të ikë miku se ta tregoj unë. Por nuk jemi fëmijë, tani po shkojmë drejt pleqërisë.

A keni dëgjuar që Armand Duka të analizojë punën e kryetarit të Bashkisë? Por keni dëgjuar kryetarin e Bashkisë të atakojë personalisht kryetarin e Federatës dhe të bëjë mbledhje me ato fjalë që keni dëgjuar. Mos thuaj çfarë kanë me njëri tjetrin, por çfarë ka kryetari i Bashkisë me kryetarin e Federatës.