TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati e sheh protestën e sotme të opozitës si një përmbyllje dhe konfirmim se kush e ka mazhorancën në PD dhe kush e zotëron këtë parti.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se procesi tashmë është mbyllur dhe se opozita i takon Berishës.
Bushati foli edhe për mesazhin politik të Berishës në protestë kur deklaroi se me kryeministrin Rama janë "armiq".
"Unë mendoj se kjo qe protesta që Berisha dhe grupi i tij, e bënë për të konfirmuar që PD është prona jonë dhe ne jemi drejtuesit legjitimë të PD. Nuk ka asnjë diskutim në pikën që janë këto brockullat, kush do të paraqitet në gjykatë, kë njeh ambasada amerikane, kë pranon Taulant Balla në parlament si përfaqësues të zërit të opozitës… Këto fabula kanë rënë. Sot ne e dimë, që na pëlqen apo jo, opozita ëhtë Foltorja e dikurshme dhe Sali Berisha.
E kam parë mitingun e sotëm, më shumë sesa fillimin e betejës me Ramën, në përmbylljen e ciklit se kush janë përfaqësuesit legjitimë të opozitës.
Nëse ka një mesazh politik, ishte ky mesazh politik, që ne nuk jemi kundërshtarë dhe rivalë politikë, por ne jemi armiq. Rival politik do të thotë, do e zhvillojmë Shqipërinë me taksim të sheshtë apo me progresiv, etj, pra pikëpamje se si duhet bërë politika.
Ti thuash tjetrit armik, hyn në një filozofi, që loja demokratike ka mbaruar. Berisha nuk është hera e parë që e thotë. Në intervistë pak më parë, tha që Rama nuk mundet me votë. Me inceneratorët, me banditët, me gjithë mediat e blera, Rama e ka mbyllur lojën demokratike. Ky është sinjali që i thotë jemi armiq.
Do të thotë që pasi ka bërë këtë protestë të unifikimit, nuk do të ketë më protesta që flasin folësit dhe fjalimi mbaron", deklaroi Bushati në TPZ.