TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorian Matlija, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka shpjeguar përse avokatët kanë bojkotuar seancat, pas ndryshimeve në hartën gjyqësore, dhe mbylljen e disa gjykatave.
Matlija tha se shqiptarët duhet të jenë shumë të shqetësuar, sepse nuk do të ketë më mekanizma për zgjidhjen e halleve të tyre, në gjykata. Ai e quajti reformën në drejtësi, një instrument që e ka shkatërruar drejtësinë.
Dorian Matlija: Është shqetësim për qytetarët, jo vetëm për avokatët. Arsyeja është ikja e një numri të madh gjyqtarësh nga sistemi i vettingut. Në vend ti mbushin, po i mbyllin fare. Është materializim i asaj që tha Rama, më mirë djepi bosh sesa shejtani brenda. Konsultimet janë bërë kot, sa për qokë.
Neritan Sejamini: Janë 183 te larguar dhe 183 te konfirmuar. Pra po përgjysmojnë krejtësisht personelin e drejtësisë.
Dorian Matlija: Është më keq se përgjysmimi, sepse ka edhe nga ata që kanë dhënë dorëheqjen vetë. Ne nuk e kemi problemi vetëm se po ikin larg me kilometra gjykatat. Drejtësia nuk është SPAK dhe vetting. Është zgjidhje hallesh. Ky mekanizëm për të zgjidhur hallet po merr fund. Reforma e ka shkatërruar përfundimisht sistemin e drejtesisë. Do të vijë dita që do të duhet 10 vjet të mbarosh gjyqin.
Neritan Sejamini: Nëse flasim për problemin e mjekëve dhe infermierëve që po largohen, askush nuk flet për gjyqtarët dhe prokurorët. Për të përdorur një metaforë, nëse ke urgjencë mjekësore, meqenëse nuk ka infermirë, atëherë të vijnë të gjithë në Tiranë...