NË FOKUS, 13 Qershor 2022, 19:15

“Jeni në moment kritik”! Yuri Kim: Duhet të vendosni se kush do ta zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë?!

“Jeni në moment kritik”! Yuri Kim: Duhet të vendosni se
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një tjetër mesazh të fortë në fund të Konferencës së parë Kombëtare të Antikorrupsionit.

Ambasadorja Kim u shpreh se Shqipëria është në një moment kritik, ku duhet të vendosë nëse do të zotërohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë.

“Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë, ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjthë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ja dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju”, tha ambasadorja Kim.