AKTUALITET, 20 Mars 2023, 22:51

“Shpërthen” Arlind Qori: Rama dhe Berisha, të etur për pushtet dhe para, kanë defiçencë intelektuale!

“Shpërthen” Arlind Qori: Rama dhe Berisha, të etur

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera ka folur për dy nga njerëzit që e kanë drejtuar më gjatë Shqipërinë pas viteve 90’, Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Qori i konsideron të dy si politikanë “të etur për pushtet dhe para” dhe me “defiçenca intelektuale”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ç’mendon për dy njerëzit që e kanë drejtuar vendin më së shumti në këto 33 vite, Sali Berishën dhe Edi Ramën?

Arlind Qori: Janë njerëz të etur për pushtet. Ngazëllehen nga pushteti, eksitohen nga pushteti dhe paraja. Ndoshta Rama pak më shumë nga paraja, Berisha pak më shumë nga pushteti, por besoj janë afër njëri-tjetrit. Janë të dy të etur për lavdi, duan të hyjnë në histori me të gjithë mënyrat.

Janë njerëz me defiçenca intelektuale. Shiten sikur kanë një lloj bagazhi.

Janë njerëz që duan të ngrejnë një mit të njeriut të lexuar. Kultura e Berishës kufizohet te librat e letërsisë së shekullit të ’19-të dhe kaq.

Ndërsa Rama ka mbetur në fazën e librave, marketingu politik, etj….

Rama thoshte kush kërkon arsim publik falas është komunist… Edhe Gjermania e Merkelit ka patur arsim publik falas. Pra ai nuk di domethënien e fjalëve.

Fati i Edi Ramës, është se ka patur përballë personazhe si Berisha dhe Basha. Rama mund të bëjë modernin me ta, sepse janë arkaikë.  Fati i Ramës është se deri sot ka patur këta përballë.