AKTUALITET, 20 Mars 2023, 19:12

Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina, një grua e plagosur

Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina, një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 17:50, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit