AKTUALITET, 20 Mars 2023, 19:11

Grupi i Alibeajt mbledh mbështetësit, diskutohen emrat e këshillave bashkiak

Grupi i Alibeajt mbledh mbështetësit, diskutohen emrat e

Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e parë që zhvillon në ambientin e ri të PD-së. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se mbledhja ka nisur rreth orës 16:00 dhe aktualisht anëtarët e grupit parlamentar janë duke diskutuar rreth listës së kandidatëve që do të ketë grupimi Alibeaj për këshillin bashkiak.

Grupet e punës që përbëjnë kryesinë e PD zyrtare janë duke diskutuar rreth listës që do t’u prezantojnë qytetarëve për kandidat për këshillat bashkiak dhe më pas pritet që të ketë një diskutim për kandidatët për kryebashkiak. Deri më tani janë bërë të ditura rreth 17 kandidatura për 14 Maj.

Alibeaj ka prezantuar deri më tani kandidatët për Bashkinë e Vaut të Dejës, Patosit, Mallakastrës, Dibrës, Krujës, Lezhës, Kamzës, Kuçovës, Poliçanit, Dimalit, Kurbinit, Fierit, Sarandës, Vorës ndërsa pritet që të zbulohen emrat e kandidatëve për bashkitë kryesore të vendit.