AKTUALITET, 9 Gusht 2022, 09:39

Shkrumbohen nga flakët rreth 2 hektarë bimësi në Memaliaj, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Shkrumbohen nga flakët rreth 2 hektarë bimësi në Memaliaj,

Rreth 2 hektarë bimësi e ulët është shkrumbuar nga flakët në një zonë të pyllëzuar me lisa në Krahës të Memaliajt.

Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me flakët në një terren malor dhe të vështirë, ku ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.