AKTUALITET, 9 Gusht 2022, 09:05

Sërish zjarr në Pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të mëngjesit

Sërish zjarr në Pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në

Sërish vatër në pyllëzimin e Kolonjës. Flakët pushtuan një sipërfaqe të konsiderueshme në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.

Është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.

Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.

Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.