AKTUALITET, 9 Gusht 2022, 08:30

Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Jam i tronditur, më vjen turp!

Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Jam i tronditur, më vjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Rëmbec të Maliqit.

Nesti Sotiri, 60 vjeç u vra me thikë dhe autori i  dyshuar i këtij krimi është fqinji i tij, Velo Hazisllari, i cili ka mbetur i plagosur.

Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Vëllai i autorit të dyshuar është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar nga televizori.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.

Dyshohet se sherri nisi për motive banale dhe degradoi në përdorimin e thikë. Hazisllari, i shtruar në spital, tashmë është arrestuar nga policia.