AKTUALITET, 31 Maj 2022, 19:10

Shkodër, identifikohet 37-vjeçarja që u gjet e pajetë (Emri)

Shkodër, identifikohet 37-vjeçarja që u gjet e pajetë

Identifikohet 37-vjeçarja, e cila është gjetur e pajetë në afërsi të një kanali në Bypass-in e Shkodrës.  Ajo është shtetësja Leze Qose, banuese në zonën e Dobraçit. Dyshohet se ajo ndërruar jetë përpara disa ditëve, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar.

Trupi i saj do të dërgohet për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

37-vjeçarja është larguar nga banesa e saj në Dobraç disa ditë më parë. Sipas policisë, motra e saj ka bërë kallëzim në polici më datë 18 maj të këtij viti, se shtetasja Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia ë prej datës 8 maj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.