AKTUALITET, 31 Maj 2022, 18:09

"Ditë e rëndësishme", Albana Vokshi voton në Kongresin e PPE

"Ditë e rëndësishme", Albana Vokshi voton në

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka votuar në Kongresin e PPE në Rotterdam, për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, i cili pritet të zgjidhet me konsensus.  

Në mënyrë konsensuale, grupimi i partive popullore Europiane, kanë vendosur të votojnë me konsensus për presidentin aktual, politikanin gjerman, Manfried Weber

Ndërkohë, Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se e sotmja është një ditë e rëndësishme për PPE. 

Ajo shton se PPE mbetet partnere afatgjatë dhe e besueshme e Partisë Demokratike. 

"Ditë e rëndësishme", Albana Vokshi voton në

"Ditë e rëndësishme për PPE. PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj. Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian. Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP. EPP partnere afatgjatë dhe e besueshme".

Partia Demokratike përfaqësohet në Kongresin zgjedhore të PPE nga anëtari i Kryesisë dhe njëherazi kryetari i FRPD, Belind Këlliçi si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, Genc Pollo e Gerti Bogdani.