TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“New York, Kombet e Bashkuara – Krenar Për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë. Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama ne Facebook.
Kujtojmë që paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.
Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.