AKTUALITET, 31 Maj 2022, 18:13

Rama takon ambasadoren e SHBA-së në OKB, ndan detaje nga biseda

Rama takon ambasadoren e SHBA-së në OKB, ndan detaje nga biseda

Kryeministri Rama ka ndarë detaje nga vizita e tij në SHBA. Ai është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tregon se diplomatja e lartë amerikane ka shprehur konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Postimi i Ramës

New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Me herët Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama shoqërohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.