AKTUALITET, 31 Maj 2022, 17:52

Gjendet e vdekur një vajzë në Shkodër, ka shenja dhune në trup dhe në kokë

Gjendet e vdekur një vajzë në Shkodër, ka shenja dhune

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e martë në Shkodër.

Një vajzë e re është gjetur pa shenja jete në Bypassin e Shkodrës.

Bëhet me dije se, në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhune në trup, në kokë, dhe në fytyrë.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës. Vajza i përket komunitetit rom që banojnë në këtë zonë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.