AKTUALITET, 3 Dhjetor 2023, 17:53

Rreth tre orë e bllokuar në makinën e aksidentuar, nxirret dhe dërgohet në spital 27-vjeçarja

Rreth tre orë e bllokuar në makinën e aksidentuar, nxirret dhe

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një mjet i drejtuar nga një 27-vjeçare humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën elektrike.

Pas disa orësh, është nxjerrë nga mjeti drejtuesja dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë, dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Kujtojmë se gjithashtu të lënduara kanë mbetur dy pasagjerë që ndodhen në spital, duke marrë ndihmë mjekësore.