AKTUALITET, 3 Dhjetor 2023, 16:53

Plagosje me thikë në Tiranë, kunati dyshohet se qëlloi kunatin

Plagosje me thikë në Tiranë, kunati dyshohet se qëlloi

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Dyshohet se në lagjen Kodrat e Priftit kunati ka goditur me thikë kunatin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.