AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 10:03

Rrefehet “atentatori i Albin Kurtit”, Prekë Kodra: E njoh vetëm nga televizioni

 

Rrefehet “atentatori i Albin Kurtit”, Prekë Kodra: E njoh
Prekë Kodra (në rreth), i akuzuar si snajperist

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin thotë ta ketë parë vetëm në ekranet televizive. Ndërkaq, për deputetin Xhavit Halitin dhe Ismet Hahxën, ish-pjesëtarin e UÇK-së, thotë se “as s’ka dëgjuar më parë”.

Kështu pretendon Prekë Kodra, i përfolur në media si një snajperist që po përgadiste atentate, përfshirë edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Raportimet dolën të hënën, në media – pikërisht Prekë Kodra po atë ditë thotë se e ka dëgjuar emrin e tij teksa përflitet si planifikues atentatesh.

Në emisionin Pressing, në T7, të mërkurën Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.

“Çka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Pas raportimeve, Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se kishin marrë informacion nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare (AKI).

Policia e kishte ndlauar Prekën teksa ai kishte hyrë në kufirin e Kosovës.

“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë me makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentat, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk mëtregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i kirmeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për cka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, ka thënë ai.

Ai thotë se është një njeri i zakonshëm që i ka problemet e veta. Për këtë kërkon që të mos i lakohet emri, pasi shprehet që ende është i lënduar nga krejt kjo që është raportuar rreth tij.

Po ashtu, Kodra ka thënë se Kurti, Haliti dhe Haxha duhet të qëndrojnë të qetë.

“Ata personat që ua kanë përmend emrat… se mos po iu mbytë ai shaljani prej Dukagjinit, thuajuni të rrinë të qetë sepse unë s’i njoh e as s’i di e s’kam punë fare me ta. Edhe po të jetë nevoja, shkoj e i takoj nëpër shpija e ju vij në rrugë nëse ata ndihen të kërcënuar nga unë, unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit e të zonave të Malësisë së Gjakovës, si i din edhe ata rregullat.  Këto janë shpifje, janë intriga. Kush ka punë me mua më del ballë për ballë e m’i thotë gjërat në sy, jo pas shpine. Unë jam një njeri që s’kam prekur në besë kurrë edhe nuk kam punë, as telashe as kurrë një gjë të hapur me kurrë një njeri”, ka thënë ai

Kodra gjithashtu ka folur edhe për një fotografi që ka qarkulluar ku ai shihet me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj. Thotë se me Selmanajn është takuar vetëm njëherë dhe më kurrë. Takimi e shpjegon si spontan. Por i vjen keq që emri i Driton Selmanajt është lakuar.

“Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni marrë nëpër gojë, tu e lidh me mu. Cdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër. Kemi shku në Kosovë, jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetë atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet. Kena hanger dhe kemi pi, kemi ndejt 2 apo 3 orë. Unë në jetën tem nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tash ia kom msu emrin. Ai ëhstë burrë i nderum dhe zotëri. Nuk është se kom ndejt shumë me to që me ia mbajt emrin në mend”, ka deklaruar ai. /Express